Modelja e njohur Kate Upton, nuk pushon së pushtuari botën me linjat e saj natyrore.
Kjo bukuroshe ndoshta nuk ka mundur të hyjë në listën e engjëjve të “Victoria’s Secret”, në të cilën ka pasur shumë dëshirë të hyjë, por ajo arriti të bëj për vete industritë e modës dhe të filmit dhe ka fituar shumë tituj joshës, të tilla si femra më seksi në botë, më e mirë etj.
Titullin e tillë më të fundit e ka marrë nga revista “People”. Ata ia vënë titullin si “Femra më seksi në botë”, transmeton Koha.net.
Në një intervistë për revistën “Marie Claire”, Kate ka zbuluar se si kanë reaguar prindërit e saj në lidhje me këtë titull.
“Prindërit më thanë se atë ditë ata e kanë festuar duke shkuar për darkë dhe janë veshur pak më bukur, sepse vajza e tyre është përzgjedhur si femra më seksi në botë”, ka thënë Kate. /Telegrafi/