Telegrafi

Ja si përfundoi shoferja kineze, gjatë “procesit” të parkimit (Foto)

Secili që ka problem me manovra, mund të kujtojë ndonjë rast të vështirë teksa ka parkuar së prapthi në ndonjë vend paralel.

Por, ata mbase nuk mund të krahasohen me atë që i ka ndodhur një shofereje, në Funzhou të Kinës.

Ajo ka qenë duke e parkuar veturën e saj Toyota 4×4, në momentin që e ka humbur kontrollin, transmeton Telegrafi.

Gruaja që mbetet e paemëruar, nuk ka arritur të frenojë, duke përfunduar në shkallët që dërgojnë tek stacioni nëntokësor i trenit.

Për fat të mirë, shkallët kanë qenë të boshatisura, ndërsa shoferja ka shpëtuar e palënduar. /Telegrafi/