Një motoçiklist është me fat që është gjallë, pasi me të humbur kontrollin mbi motoçikletën, përfundoi në pjesën anësore të rrugës.
Megjithëse kishte helmetë në kokë, ai nuk i kishte veshjet adekuate për ngasje, transmeton Telegrafi.
Ai ishte duke ngarë me 160 kilometra në orë, kur ra nga motoçikleta.
Çuditërisht nuk e ka asnjë asht të thyer, por shkaku i shumë dhimbjeve në trup, është dashur të qëndronte për tre muaj në shtrat. /Telegrafi/