Site icon Telegrafi

Si ndryshojnë United dhe Liverpool me Lukakun e Gotzen? (Foto)

Manchester United pritet të bëhen me trajner të ri, ashtu siç u bë kohë më parë Liverpool.

Gjersa Jose Mourinho raportohet se do të drejtojë skuadrën e Unitedit, edhe përforcimet nuk janë lënë anash.

Por, skuadrat përkatëse janë duke punuar në sjelljen e futbollistëve të rinj nën urdhrat e trajnerit portugez dhe italian, transmeton Telegrafi.

United raportohet se po kërkon me ngulm shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Romeo Lukaku, në anë tjetër te Liverpool mund të kalojë Mario Gotze, i cili do të bashkohet me trajnerin, Jurgen Klopp.

Në rast se kjo ndodh, atëherë edhe formacionet e ekipeve mund të ndryshojë dhe ne po ia paraqesim tre mënyrat e ndryshme që mund të hedhin në fushë Mourinho dhe Klopp. /Telegrafi/

Liverpool me Mario Gotzen si anësor

Liverpool me Mario Gotzen pas sulmuesit të parë

Liverpool me Mario Gotzen mesfushor-organizator

Manchester United me Romeo Lukakun qendër-sulmues

Manchester United me Romeo Lukakun që ndihmon mesfushën

Manchester United me Romeo Lukakun pas treshes sulmuese

Exit mobile version