Site icon Telegrafi

Ja si ia thyen katër adoleshentë ‘passwordin’ Elvanës

Këngëtares Elvana Gjata i vidhen të gjitha fotografitë, videot e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email e aparatin celular.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana Gjata është alarmuar kur ka parë se fotot që ndodheshin në adresat e rrjeteve sociale ishin zhdukur. Për këtë fakt, I është drejtuar policisë së shtetit, ku burimet thonë se ka komunikuar edhe me ministrin e brendshëm, i cili ka vendos ekspert kibernetik në dispozicion të saj.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë, pas 5 ditë nga zhdukja e fotove e videove, ka arritur të gjej autorët e kësaj vjedhje, duke identifikuar 4 adoleshent të moshës 15 vjeçare.

Menjëherë është ndërhyrë duke i shoqëruar të rinjtë në polici e prokurori së bashku me prindërit dhe i kanë kthyer të gjithë fotot e videot e marra. Nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund ti kenë ruajtur apo shpërndar në ndonjë adresë tjetër. Por gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar një gjë të tillë. Për veprimin e tyre criminal, prokuroria ka proceduar 4 të rinjët në gjendje të lirë për akuzën e “hyrjes së pautorizuar kompjuterik” në bashkëpunim.

Sipas policisë, të rinjët kishin arritur të thyejnë pasëordin e adresave (INCLUDE) duke përdorur pyetjen e sigurisë, ku Elvana Gjata kishte shkruar pyetjen e sigurisë, “kur të rritesh çdo të bëhesh”? dhe përgjigjia ishte “këngëtare”. Gjetja e kësaj përgjigje ka bërë që të rinjët të hynë në adresat e saj dhe të përvetësojnë të gjitha fotot e videot e saj /Telegrafi/

Exit mobile version