Site icon Telegrafi

Ja si e humbi lokalin Rovena Dilo

Rovena Dilo para disa ditësh ishte pjesë e një procesi gjyqësor, nga i cili doli e humbur.

“Rovena bar” është emri i lokalit të këngëtares, i ndodhur në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit shqiptar, që tani ka pronar të rinj, transmeton Telegrafi.

Sipas gjykatës ky lokal tani i takon deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit demokrat, Ndriçim Babasi.

Por si ndodhi kjo?

Doshi dhe Babasi e kanë blerë token ku ndodhet lokali, nga Agron Vreto, i cili është daja i këngëtares Rovena Dilo.

Vreto e ka të regjistruar pronën në bazë të një kontrate dhurimi. Në vitin 1995, Naim Vreto ia ka dhuruar këtë truall Agron Vretos.

Por, Rovena Dilo dhe nëna e saj, Silvia, thonë se kontrata është e pavlefshme.

Prokuroria dhe gjykata nuk mendojnë kështu dhe kanë njohur kontratën e shitjes në favor të Doshit dhe Babasit. /Telegrafi/

Exit mobile version