Telegrafi

Ja shembulli pse duhet ta llogaritni mirë hapësirën ku parkoni (Video)

Në Moskë të Rusisë, një kamionçinë është parkuar në një vend, që është i destinuar për vetura të zakonshme.

Makina me rimorkio ka dalë përjashta vijave të lejuara, me shoferin gati që të largohet, transmeton Telegrafi.

Megjithëse një tramvaj kalon lirshëm në binarët më të largëta, njëjtë nuk ndodhë edhe me tjetrin që vjen nga ana e kundërt.

Ky tramvaj godet rimorkion e kamionçinës, duke e rrotulluar sipër një veture që ishte parkuar afër. /Telegrafi/