Autoritetet doganore kanë sekuestruar vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit Evropian 31 milionë produkte të falsifikuara, që përfaqësojnë një vlerë prej 580 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Evropian.
“Mes këtyre produkteve, 43% janë produkte të jetës së përditshme që falsifikimi i bën potencialisht të rrezikshme, si produktet shëndetësore, medikamentet, lodrat apo pajisjet elektrike”, thekson ekzekutivi evropian në një komunikatë.
Falsifikimet më të shpeshta lidhen me produktet ushqimore (24% e produkteve të kapura), të ndjekura nga lodrat (11%), duhani (9%) dhe veshjet (7%). /kp/Telegrafi/