Site icon Telegrafi

BE-ja sanksionon të dashurën e Putinit, Alina Kabaeva-n

BE-ja ka sanksionuar Alina Kabaeva-n – një ish-deputete ruse dhe e dashura e raportuar e Presidentit rus Vladimir Putin – në një pjesë të re masash.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidenti rus ka mohuar qartë një lidhje me ish-gjimnasten olimpike.

BE-ja thotë se Kabaeva është kryetare e një grupi mediatik që “zotëron aksione të mëdha” në organizatat që “riprodhojnë propagandën e qeverisë ruse”.

“Ajo është një ish-gjimnaste ruse dhe një ish-deputetet e Dumës së shtetit, ajo është e lidhur ngushtë me presidentin Vladimir Putin”.

“Prandaj ajo është përgjegjës për mbështetjen e veprimeve dhe politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Kabaeva tashmë është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

BE-ja thotë se kjo paketë e gjashtë masash është e fokusuar në ushtrinë ruse dhe ministrinë e mbrojtjes.

Gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, që i referohen ndonjëherë si Kasapi i Mariupolit është renditur, si dhe koloneli Azatbek Omurbekov, i njohur si Kasapi Buçës. Të dy burrat ishin vënë tashmë në cak të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në sanksione përfshihen gjithashtu figura të biznesit dhe medias – si dhe anëtarët e familjes së Dmitry Peskov, sekretarit të shtypit të Putinit.

Të gjithë të listuarit do t’i nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve, thotë BE. /Telegrafi/

Exit mobile version