Telegrafi

Ja sa tituj ka fituar Guardiola në shtatë sezonet si trajner

Ndeshja e fundit e Pep Guardiolas me Bayernin ishte finalja ndaj Borussia Dortmund.

Tekniku spanjoll u largua nga bavarezët me një tjetër trofe dhe kjo bëri që ai të përlotet gjatë festimit, duke treguar se aventura në Gjermani për atë ishte e rëndësishme.

Kur Guardiola ju bashkua Barcelonës në vitin 2008, ai trashëgoi një skuadër yjesh nga Riijkard, por atë e ktheu në një superskuadër që në vitin e parë të tij. Pep Guardiola ishte “i përzgjedhuri”.

Që nga viti 2008 katalanasi ka fituar plot 21 trofe, në 7 vite trajnim (duke mos llogaritur një vit pushim, pas divorcit me Barcelonën). 7 prej këtyre trofeve Pep i fitoi në drejtimin e Bayernit. Dhe mesatarja është 3 trofe në sezon, transmeton TCH.

Jo vetëm kaq, i ka fituar të gjitha kupat e mundshme, sigurisht me 2 prej klubeve më të mëdhenj të botës. Destinacioni i radhës është ishulli, Britania e Madhe, te një tjetër skuadër e madhe, në buxhet, para’, te Manchester City. Filozofia e tij për futbollin nuk ndryshon, por me shumë gjasa as trendi i trofeve të fituar. Por, një pyetje të ngacmon gjithsesi: pse qau Pep, kur u largua nga Bayerni, kur dihet që te City do të fitojë më shumë, të paktën para’. Ata që kanë lexuar pak apo kanë dëgjuar nga “brenda”, Bayerni është më shumë se një skuadër, është një familje.

Kupat e fituara nga Pep :

Barcelona: 3 tituj kampionë, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Champions League, 1 Superkupë e Evropës dhe 1 Botëror pë klube.

Bayern:3 tituj kampion, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë të Evropës, 1 Botëror klubesh.