Site icon Telegrafi

Ja sa para fiton Gisele Bundchen

Gisele Bundchen mund të ketë dalë në pension nga modelimi kohet e fundit por kjo definitivisht nuk ishte për shkak se ajo nuk po fitonte mjaftueshëm para.

Supermodelja 34­vjeçare kërkonte 128,000 $ për një shfaqje, raportoi Forbes. Në fakt, ylli brazilian, e cila fillimisht donte të ishte një lojtare volejbolli, ka pasur një rroge vjetore prej 47.000.000 $, sipas Forbes, duke e bërë atë modelen më te paguar në botë për tetë vite me radhë.

Sigurisht, arritja më e madhe e Gisele është Secret Victoria, me të cilin ajo kishte një kontratë rekord, 25.000.000 $. Në vitin 2000, ajo modeloi te brendshmet “Victoria’s Secret Red Hot Fantasy Bra” te cilat janë vlerësuar me shifrën e 15.000.000 $ ­ duke vendosur rekordin për të brendshmet e femrave më të shtrenjta te krijuara ndonjëherë!

Gruaja e Tom Brady është gjithashtu edhe një biznesmene! Bundchen zotëron Ipanema, një kompani këpucësh e quajtur sipas plazhit te famshëm te Rio de Janeiro, e cila shet 25 milionë pale sandale çdo vit!

Mamaja e 2 fëmijëve merr edhe 4.000.000 dollarë në vit nga Procter & Gamble si fytyra e produkteve të flokëve Pantene, si dhe Oral­B në Brazil, shkruan Ikub.

Kjo modele definitivisht dëshiron te jetoje me luks dhe pasi ndërtoi shtëpinë e saj me porosi në Brentwood, Kaliforni, në të cilën jetonte ajo me familjen e saj, e shiti për 40 milion $ në qershor të vitit të kaluar dhe e bleu Dr Dre!

Pra, sa është vlera neto e pasurisë se Gisele Bundchen? OK! Magazine vlerëson se pasuria e modeles kap vlerën e 320 milionë dollarëve, 200 milionë më shumë se burri i saj.

Exit mobile version