Telegrafi

Ja sa energji elektrike është harxhuar në muajin Shkurt në Maqedoni

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja të harxhimit të energjisë nga burime të ndryshme për muajin Shkurt, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre statistikave, janë harxhuar 645803 megavat orë energji elektrike, 13346 milion kub metër gaz natyror, 586357 ton qymyr dhe 62471 ton prodhime nafte.

Në këtë harxhim, prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike është përfshirë me 70,8% në harxhimin bruto të brendshëm, kurse 98,8% e qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/