Site icon Telegrafi

Ja pasuria e ministrit të ri të financave Minoski (Dokument)

Kiril Minoski erdhi në vendin e Zoran Stavreski në Ministrinë e Financave i cili dha dorëheqje nga posti i tij për arsye personale e shëndetësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Minoski ka qenë drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike më herët dhe do të mbahet mend si ministri që mori borxh prej 450 milionëve nga euro-obligacionet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Minoski në listën anketuese të Drejtorisë për pengimin e Korrupcionit ka publikuar këtë pasuri:
– Banesë prej 56 metër katrorë me vlerë prej 2.926.720,00 denarë,

– Banesë me garazhë prej gjithësejt 100 metër katrorë me vlerë prej 4.702.100,00 denarë,

– Banesë prej 62 metër katrorë me vlerë prej 3.600.000,00 denarë,

– Shtëpi me oborr me hapësirë prej 600 metër katrorë me vlerë prej 2.464.000,00

– Vend për të cilin nuk ka paraqitur as hapësirën e as vlerën në denarë,

– Veturë ”Mitsubishi Colt” me vlerë 350.000 denarë e vitit 2005.

– Veturë ”Hyundai CR-V” me vlerë prej 1.000.000,00 e vitit 2010,

– Koleksione artistike të vitit 2004 me vlerë prej 200.000 denarë,

– Ari dhe stoli me vlerë 400.000 denarë të blera në periudhë 2000-2013,

– Mobilje të blera deri në vitin 2013 me vlerë prej 1.000.000,00 denarë,

– Aksione të blera në vitin 2007 me vlerë prej 25.000,00 denarë.

– Pjesë aksionesh të blera në vitin 2008 me vlerë prej 1.000.000 denarë,

– Llogari për kursime në denarë prej 2.772.155 denarë,

– Llogari për kursime në euro 7120 euro,

– Llogari për kursime në dollarë amerikane 5600 dollarë,

Minoski ka edhe kredit prej 825.000 denarë që e paguan që nga viti 2012. Ndërsa para kesh ka 600.000 denarë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sa para ka Stavreski? Ja detajet (Foto)
Exit mobile version