Bashkimi Evropian do të mbledhë një kredi prej 35 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë dhe ushtrinë ukrainase, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta lufton për t’i rezistuar një ofensive të ripërtërirë ruse që ka dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike dhe ka bërë përparime territoriale në Lindje.
Huaja u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kiev.
“Sulmet e pamëshirshme ruse do të thonë se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së”, tha von der Leyen.
“Ky është një tjetër kontribut i madh i BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës”, shtoi ajo.
Ky veprim përfaqëson pjesën e BE-së në planin prej 46 miliardë eurosh që aleatët e G7 kishin premtuar në samitin e tyre të qershorit, duke përdorur asetet e palëvizshme të Rusisë si kolateral, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ideja fillestare ishte që BE-ja dhe SHBA-ja të kontribuonin secila me 20 miliardë dollarë, ndërsa Kanada, Britania e Madhe dhe Japonia do të angazhonin fondet e mbetura.
Por, nisma e G7 është zhytur në bisedimet teknike midis zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së, pa zgjidhje të lehtë në horizont.
Relentless Russian attacks means Ukraine needs continued EU support.
The @EU_Commission will provide a loan of up to 35 billion euros to Ukraine as part of the G7 pledge.
This is another major EU contribution to the Ukraine’s recovery.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 20, 2024
Meqenëse sanksionet e BE-së mbi asetet duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj me unanimitet, Shtëpia e Bardhë ka frikë se Hungaria, shteti anëtar më miqësor ndaj Rusisë, një ditë mund të ushtrojë veton e saj, të shkrijë paratë dhe të bëjë që e gjithë kredia të shpërbëhet, duke u larguar.
Ndryshe, javën e kaluar, Komisioni u paraqiti vendeve anëtare tre opsione për të siguruar parashikueshmërinë afatgjatë të sanksioneve, me periudha rinovimi që variojnë nga 36 muaj deri në pesë vjet.
Megjithatë, disa ditë më vonë, Hungaria e bëri të qartë se nuk do të ecë përpara me skemën deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA të 5 nëntorit.
Mungesa e konsensusit e bën të vështirë që Brukselin t’i japë Uashingtonit garancitë ligjore që i nevojiten.
Për shkak të rreziqeve financiare që lidhen me operacionin, Kongresi Amerikan do të duhet të miratojë fonde shtesë, diçka që nuk ka gjasa të ndodhë.
Me situatën në Ukrainë duke u bërë gjithnjë e më e rëndë dhe frikë në rritje për një krizë humanitare në dimër, Komisioni po rrit pjesëmarrjen e tij në 35 miliardë euro në një përpjekje për të zbutur shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/