Tashmë Telegrafi ka zbuluar se projekti i radhës nga Getoar Selimi do të jetë projekti “VS”, që është dedikim për Valdrin Sahitin, kreatorin që është edhe “tezak” i tij.
“VS” titullohet projekti i ardhshëm i Getit, që tashmë fansat e zjarrtë e kanë, por në kualitet më të dobët, pasi ky projekt kishte rrjedhur tek fansat.
Telegrafi ka informacione të sigurta që ka një vit që kjo këngë është realizuar, por që ka pritur lansimin shkaku i videoklipit, i cili është dashur të realizohej me disa këngëtare dhe modele të njohura, por që nuk erdhi kurrë në jetë si shkak i disa keqkuptimeve.
E tash video po shkon drejt kompletimit, dhe projekti do të lansohet me kualitetin më të lartë.
“Thuje me zë, thuje, thuje me zë, VS – VS”, është një pjesë e refernit të Getit, që pasohet me një repturë mjaft ritmike e të fuqishme.
Mbetet të shihet çka ka rezervuar Getoar Selimi, por Telegrafi do të sjellë informacionet e para në mënyrë ekskluzive. /Telegrafi/