Telegrafi

BE-ja ndau 5 milionë euro ndihmë për Kosovën, për luftimin e COVID-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Lexo po ashtu SHBA i jep Kosovës 1.1 milion dollarë për të përballuar coronavirusin

Në një njoftim të mëhershëm të zëdhënsit të Minsitrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është thënë se “pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni, shiringë, auto-ambulanca etj”.

Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”, ka shkruar Hoti në llogarnë e tij në Facebook.