Site icon Telegrafi

BE-ja merr masa ndaj praktikave tregtare të pandershme të Londrës

BE-ja parashikon masa kundër Londrës, nëse kjo e fundit përdor praktika të konsideruara si të pandershme për të bërë ekonominë e saj më konkurruese pas Brexit, sipas një dokumenti të ekzekutivit evropian.

“Negociatorët evropianë të Brexit kanë paraqitur mundësinë për aplikimin e metodave të tilla pranë diplomatëve të 27 vendeve të BE-së, gjatë një mbledhje të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel”, njoftoi një burim pranë këtij dokumenti.

Vendet anëtare shqetësohen për faktin se Londra pasi të largohet nga BE-ja, mund të përpiqet të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke propozuar masa fiskale dhe rregulla më favorizuese se sa ato në fuqi në Bashkimin Evropian. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version