Site icon Telegrafi

Ja kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

Janë tetë burra dhe dy femra që përbëjnë listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri.

I pari që kryeson listën është Samir Mane, biznesmen i njohur, por edhe deputetë si Tom Doshi qëndrojnë në listë.

Mes femrave kryeson Vjollca Hoxha, pronare e Top Medias dhe Vilma Nushi, biznesmene.

Lista e më të pasurve shqiptarë është publikuar dje nga Fondacioni për Liri Ekonomike, që e ndërmerr një nismë të tillë për të dytin vit radhazi.

Besart Kadia drejtor i Fondacionit për Liri Ekonomikë tha se kjo listë dhe të dhënat e saj janë bazuar në pasurinë e deklaruar zyrtarisht nga këta persona, kështu që nuk përjashtohet mundësia që në Shqipëri ka edhe emra të tjerë që mund të jenë pjesë e kësaj renditje, apo mund të klasifikohen si më të pasurit.

Alfred Lela, përfaqësues i medias dhe bashkëpunëtor në studimin për listën e më të pasurve në Shqipëri, tha se kjo listë duhet parë edhe në një tjetër këndvështrim, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim deri tani; pra jo me syrin e lakmisë dhe të shkëlqimit të pasurisë së tyre, por si një lloj oferte për të parë aftësinë dhe mundësinë se si këta njerëz kanë arritur të bëhen sipërmarrës kaq të fuqishëm.

Në Shqipëri vlerësohet të jenë 2005 individë me pasuri nga 1-5 milionë dollarë dhe 25 personat më të pasur vlerësohet të kenë pasur një fitim të përbashkët me vlerë 47 milionë euro në vitin 2013.

Por, sipas studimit, kjo nuk është një shumë apo fitim i madh në 25 vite kapitalizëm e demokraci.

Lista e 10 më të pasurve në Shqipëri

1. Samir Mane

2. Vasil Naci

3. Shefqet Kastrati

4. Vjollca Hoxha

5. Edmomd Leka

6. Grigor Joti

7. Idajet Ismailaj

8. Vilma Nushi

9. Bashkim Ulaj

10. Artan Dulaku

Exit mobile version