Telegrafi

Ja kur vjen në Kosovë kampionia e jonë Majlinda Kelmendi

Ekipi kosovar i xhudos, i cili i fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, në Rusi, përmes Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës, të shtunën rreth orës 19:30 do të zbret në aeroportin e Prishtinës.

Në dallim prej herëve të kaluara, kur ata nuk gjenin askënd duke i pritur në aeroport, përkundër faktit që vinin me medalje, kësaj here zyrtarë të lartë shtetëror do të dalin deri te aeroporti.

“I gjithë kabineti i ministrit Shala do ta presim në aeroport ekipin kosovar të xhudos. Ministri Kujtim Shala, shkaku i agjendës, shkau një udhëtimi zyrtar jashtë vendit nuk do të mund të jetë i pranishëm, por aty do të jetë zëvendësministri”, tha për “Zëri.info”, Muharrem Sahiti, këshilltari i ministrit të Ministrisë së Sportit, Kujtim Shala.

I pyetur nëse në aeroport do të dalin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, Sahiti u përgjigj.

“Nuk e di saktësisht se a do ta presin ekipin edhe kryeministri apo presidenti, sepse nuk kemi informacione. Por, e di që të hënën pritet t’i bëhet një pritje e veçantë ekipit të xhudos në institucione, në kryeministri, Ministrinë e Sportit, etj”, tha Sahiti.