Site icon Telegrafi

Ja kur kthehen të lënduarit e Juventusit

Juventus është duke i bërë llogaritë me lëndimet, ndërsa Claudio Marchisio, Mario Mandzukic dhe Patrice Evra pritet të kthehen me Atalantan.

Tuttosport shkruan se lojtari më i dyshimtë është Giorfio Chiellini, i cili mund të rikthehet për ndeshjen e 16 marsit me Bayern Munich.

Gazeta shkruan se klubi është shumë optimist që lojtari do të kthehet me kohë.

Raportimet e fundit thonë se Claudio Marchisio do të jetë gati për Atalantan, sikurse dhe Mario Mandzukic.

Patrice Evra, që kishte probleme me barkun pritet po ashtu të kthehet në skuadër me Atalantan. /Telegrafi/

Exit mobile version