Mungon vetëm zyrtarizimi që Granit Xhaka të jetë pjesë e Arsnenalit.
Lojtari ishte sot (e shtunë) te zyrat e londinezëve ku bëri fotografitë e nevojshme për prezantimin e tij.
Me këtë rast Xhaka u shoqërua nga prindërit e tij dhe e fejuara e tij, Leonita Lekaj, ku të gjithë se bashku bënë një fotografi para qendrës së Arsenalit në Londër.
Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes dhe vlera e këtij transferimi pritet të jetë rreth 45 milionë funte. /Telegrafi/