Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm t’i rregullojë kriptovalutat nëse rreziqet nga ky sektor nuk trajtohen në një nivel botëror, kështu tha shefi i financave të BE-së, Valdis Dombrovskis, ai ke.
Këtë deklaratë ai e dha në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe Bordi i Stabilitetit Financiar.
“Ky është një fenomen global dhe është e rëndësishme që të aplikohen masa në nivel global. Nuk e kemi hedhur poshtë mundësinë që të ecim përpara në nivel Evropian nëse rreziqet shtohen dhe përgjigja ndërkombëtare mungon”, tha ai.
Ministrat e Financave të G20-së si dhe Drejtorët e Bankave Qendrore pritet të takohen në prill në Buenos Aires të Argjentinës ku kriptovalutat janë pjesë e axhendës.
Gjermania dhe Franca, të cilat kanë pranuar mundësitë e reja dhe potencialin e monedhave kriptografike, thanë se ato gjithashtu përbëjnë rreziqe të larta financiare për investitorët. /Telegrafi/