Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja është e gatshme të dërgojë një ekip hetuesish në Ukrainë, për të dokumentuar krimet e luftës.
Ajo këtë njoftim e bëri në Twitter, pasi bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “vrasjet e civilëve në Bucha dhe vendet tjera në Ukrainë, po ndodhin çdo ditë e më shumë”, transmeton Telegrafi.
Ky ekip i hetuesve do të koordinohej me zyrën e kryeprokurorit të Ukrainës, për t’i mbështetur nga Europol që ndryshe njihet si policia evropian dhe departamenti i drejtësisë Eurojust.
Imazhet shokuese të kufomave të civilëve nëpër rrugët e Bucha, në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës – Kiev, kanë nxitur reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar – duke dënuar rëndë veprimet e ushtrisë ruse. /Telegrafi/
I spoke with President @ZelenskyyUa about the atrocious murder of civilians in Bucha and elsewhere in Ukraine.
The EU is ready to send Joint Investigation Teams to document war crimes in coordination with the Ukrainian Prosecutor General.@Europol and @Eurojust will support.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 4, 2022