Telegrafi

Erion Veliaj i lumtur me performancat e artistëve ndërkombëtarë në Tiranë (Foto)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj ka dhënë sot vlerësimin e tij për performancat e artistëve ndërkombëtarë të cilët kanë mbajtur koncerte gjatë këtij viti në Tiranë.

Përmes një statusi në Facebook, ai deklaroi se ndjehet i lumtur dhe krenar që artiste si: Dua Lipa, Bebe Rexha, John Newman dhe Fatboy Slim, kanë qenë të pranishëm para publikut shqiptar.

Veliaj e shikon këtë si një sukses për zhvillimin e kulturës dhe organizimit të evenimenteve të tilla në kryeqytetin shqiptar. /Telegrafi/