Fotografia ku Rita Ora shihet ‘topless’ në kopertinën e revistës franceze, ka ngjallur reagime të shumta edhe në Kosovë.
Shfaqja e Ritës me gjoksin në pah në kopertinën e revistës franceze ‘Lui’ qytetarët e Prishtinës e komentojnë në forma të ndryshme, disa e përkrahin ndërsa të tjerët e kritikojnë.
“Besoj se është stili i saj dhe mund të bëj çka të don. S’besoj se është diçka e mirë, është pak e tepruar. Në demokracinë e re që po dëshirojmë me hy në Evropë ajo është një gjë që duhet me kapërcye në atë fazë sepse pi legalizojmë vet si qytetarë. Është keq që ka dal ashtu para publikut dhe e ka tepruar”, janë disa nga fjalët që qytetarët kanë thënë për zërin.