Në orët e fundit Turqia është tronditur nga një puç ushtarak.
Qyteti i Stambollit është pushtuar nga ushtria, ndërsa qytetarët kanë dal në përkrahje të qeverisë turke.
Aeroportet, portet detare, televizionet janë okupuar nga forcat ushtarake dhe kështu fati i shtetit turk është i pasigurt.
Me këtë rast edhe sporti, posaçërisht futbolli (Super Liga) i cila ka filluar të rritet viteve të fundit, e gjitha kjo fal transferimeve të lojtarëve të huaj me emër nga klubet e mëdha turke si Fenerbahce dhe Galatasaray.
Këto dy klube kanë shumë lojtarë të huaj dhe janë ato që do të prekën më së shumti pasi në rast të grusht shtetit lojtarët e huaj do të përjashtohen dhe largimi i tyre do të jetë i sigurt.
Robin Van Persie, Wesley Sneijder, Lukas Podolski, Martin Skertel, Gregory van der Wiel apo edhe shqiptari i Gallatës ( i huazuar te Genoa në sezonin e kaluar), Blerim Xhemaili mund t’i thonë edhe përfundimisht lamtumirë kësaj lige.
Lojtarët e lartpërmendur janë disa nga shumë lojtarët e huaj (jo shtetas të Turqisë) që karrierën e tyre ia kanë besuar klubeve turke.
Vlen të theksohet se Turqia është foleja edhe e disa lojtarëve shqiptarë dhe fatkeqësisht karriera e tyre profesionale është në rrezik. /Telegrafi/