Telegrafi

Ja çfarë shkruan Arsenali për prejardhjen e Xhakës (Video)

Arsenali edhe zyrtarisht ka njoftuar transferimin e Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar ka kaluar te Topçinjtë për 46 milionë euro nga Borussian Monchengladbach.

Tifozët e klubit londinez e pritën këtë transferim shumë mirë pasi besojnë se 23-vjeçari është lojtari ideal për mesfushën e tyre.

Që tifozët të njihen më mirë me blerjen e re, Arsenali ka publikuar një video në Facbook ku fletë për historinë e Xhakës, ndërsa pjesa më interesante ishte:

“Ka lindur në Basel nga prindër shqiptarë të Kosovës. Vëllai i tij luan për Shqipërinë”, është shkruar në videon e më poshtme. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Granit Xhaka factfile

Want more Xhaka? Check this out…

Posted by Arsenal on Mittwoch, 25. Mai 2016