Më shumë se 20 makina janë zhytur në një liqen në Wisconsin të SHBA-së, pasi ishin parkuar mbi akull.
Ekipet e urgjencës u angazhuan me kohë të plotë për të larguar automjetet, të cilat si pasojë e shkrirjes së akullit u “fundoseshin” në ujë.
Mediat lokale raportojnë se dëmet materiale janë të shumta, pasi shumë makina kanë pësuar defekte. /Telegrafi/