Nëse keni veturë të mirë, kjo nuk ju bën edhe shofer të mirë.
Veturës luksoze djaloshi i ri ia shtypte pedalin e gazit, pa ditur se si vozitet.
Porschen që ai e ka marrë me ose pa leje nga prindi, ai e vozit në zigzag nëpër rrugë të hapur, derisa i hiqet një rrotë, transmeton Telegrafi.
Këtë vozitje që ka ndodhur në Charlottetown të Kanadasë, e ka regjistruar kamera e vendosur në një veturë, që ndodhet para veturës së zezë. /Telegrafi/