Telegrafi

Ja çfarë mendon Rexhep Selimi për protestën e fundit AAK-NISMA, pa Vetëvendosjen (Video)

Lëvizje Vetëvendosje, subjekti që nuk iu bashkua protestës së AAK dhe NISMA-së me 14 maj, e ka konsideruar këtë protestë më shumë ceremoniale se sa që është bërë në kundërshtim të Qeverisë.

Këtë veprim të AAK dhe NISMA e ka komentuar deputeti i këtij subjekti, Rexhep Selimi i cili i ftuar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se AAK dhe NISMA me këtë protestë është dashur ta godasin Qeverinë dhe jo Vetëvendosjen.

Selimi thotë se po të ishte Vetëvendosja pjesë e organizimi, protesta do të ishte më masive. /Telegrafi/