Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn i ka dërguar një letër kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe kreut të Partisë Demokratike, ku parashtrohet edhe propozimi i konsensusit për reformën në drejtësi.
Bëhet fjalë për një propozim që është bazuar mbi atë që njihet si propozimi hibrid.
Demokratët kanë humbur betejën për të mos e përfshirë në Kushtetutë atë që njihet si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Sipas Hahn, ONM do të vendoset në Kushtetutë si bazë ligjore.
Megjithatë, ONM do të ofrojë vetëm rekomandime, që nuk kanë forcë ligjore.
Kjo është ajo që ka fituar PD: Sipas Hahn, këto rekomandime të ONM do të përfshijnë edhe një arsyetim, në të cilin pozicioni do të shpjegohet sipas kritereve të vendosura me ligj.
Sipas PD, kjo është një fitore, pasi ONM nuk do japë thjesht opinione, por arsyetime me bazë ligjore.