Site icon Telegrafi

Ja çfarë deklaruan tre kryetarët e shteteve gjatë qëndrimit në Gjevgjeli

Tre kryetarët, Pahor, Kitaroviq dhe Ivanov kanë vizituar forcat policore të tre vendeve të cilët bashkarisht sigurojnë kufirin dhe menaxhojnë evidentimin e refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov tha se kufiri do të mbetet i mbyllur pasi që kështu ka vendosur Brukseli, duke iu falenderuar Kroacisë dhe Sllovenisë për ndihmën policore për sigurimin e kufirit me Greqinë.

Kryetari slloven, Pahor, deklaroi se bashkë me Kroacinë do të insistojnë për përparimin Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, duke theksuar se ky vend ka ngecur pas, jo për shkak të BE-së dhe NATO-s, por për shkak të zhvillimeve në vend, krizës politike dhe çështjeve me disa fqinjë.

Kryetarja kroate, Kitaroviq, theksoi se vendi i saj do të vazhdojë t’i ndihmojë Maqedonisë në menaxhimin me krizën e refugjatëve, si edhe në përafrimin euro-atlantik dhe inkurajon të gjithë bartësit politik që të vazhdojnë me zgjidhjen e problemeve që sollën krizën, të vazhdojnë me marrëveshjen e Përzhinos dhe përmes zgjedhjeve demokratike të vendosin se cilën rrugë do ta zgjedhin./Telegrafi/

Exit mobile version