Amerikanët kanë kryer një hulumtim tek drejtorët e resurseve humane, rreth asaj se çfarë cilësish -përveç shkollimit – u nevojiten të rinjve në kërkim për punë.
Aftësia për të punuar në ekip, duke sjell vendime të shpejta dhe zgjidhje atraktive të problemit, por edhe komunikim profesional, janë disa nga cilësitë më të rëndësishme që duhet të kenë të rinjtë në rastin kur kërkojnë punë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë gjendet një listë e gjërave të tjera, por pesë të parat, siç thonë ekspertët, janë më të rëndësishme që menaxherët u kushtojnë shumë vëmendje kur marrin në pyetje një person në intervistën për punë.
1. Aftësia për të punuar në ekip
2. Aftësia për të marrë vendime dhe zgjidhje të problemeve
3. Aftësia për të komunikuar në mënyrë profesionale me kolegët dhe klientët
4. Aftësia për të planifikuar mirë punën, organizimin dhe paraqitjen e prioriteteve
5. Aftësia për të marrë informacione dhe për t’i përpunuar ato
6. Aftësia për të analizuar të dhënat sasiore
7. Aftësitë teknike që lidhen me profesionin
8. Njohuri të programimit
9. Aftësi për të shkruar raporte
10. Aftësi të shitjes
/Telegrafi/