Jennifer Lopez komandon në New York së bashku me aktoren Drea de Matteo.
Aktoret Lopez dhe de Matteo janë parë gjatë filmimeve të serialit “Shades Of Blue” në Bruklin tëNew Yorkut.
Këngëtarja 46-vjeçare megjithëse ishte e veshur si detektive, sërish dukej seksi dhe sensuale në xhirimet e ditës së enjte, transmeton Telegrafi.
Lopez do të luajë rolin një detektiveje të guximshme të CIA që punon së bashku me një grup policësh të rrezikshëm serialin e NBC.
Ndërkohë aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” de Matteo dukej mahnitëse teksa është fotografuar me uniformën e detektives. /Telegrafi/