Këngëtarja Jennifer Lopez ka mohuar raportimet se është fejuar me të dashurin e saj të kamotshëm Casper Smart.
Anëtarja e jurisë së “American Idol” ishte e ftuar në emisionin e Ryan Seacrest dhe ka shfrytëzuar mundësinë që të mohojë se është fejuar me 28-vjeçarin, derisa ka shtuar se më parë nuk kishte dëgjuar këto spekulime.
“Nuk jam fejuar dhe nuk e dija për këto thashetheme. Kam qenë shumë e zënë sa nuk kisha kohë që të dëgjoj thashethemet”, ka thënë Lopez.
Jenniferi ka qenë e martuar tre herë dhe tre herë është shkurorëzuar. Ajo ka binjakët Emme dhe Max me ish-burrin e saj Marc Anthony.