Forcat ajrore të Izraelit, kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.
Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.
Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokë nga raketat izraelite.
Sulme të tilla ushtria izraelite është duke i zhvilluar nga 7 tetori, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite.
E deri më tani nga të dyja palët raportohet për mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra tjerë të plagosur. /Telegrafi/
מצורף תיעוד מחיסול ראש המודיעין הכללי של ארגון הטרור חמאס בחאן יונס: https://t.co/WVfq7l3J8c
מצורף תיעוד מתקיפת מטרות תת-קרקע של ארגון הטרור חמאס: https://t.co/gtUZTtLHYc
מצורף תיעוד מתקיפת מחבלים שעסקו בשיגור רקטי: https://t.co/SgIBI0EYzv pic.twitter.com/AlvmLBBBvR
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 16, 2023