Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar audio-incizimin e bisedës së militantit të Hamasit dhe babait të tij, ku gjatë kësaj bisede militanti lavdërohet se ka vrarë dhjetë civilë.
“Baba, po të thërras nga kibuci izraelit. Hape WhatsApp-in, do të shohësh të vdekur. Shiko sa i kam vrarë me duart e mia”, dëgjohet duke thënë militanti i Hamasit, transmeton Telegrafi.
“Baba, biri yt ka vrarë hebrenj! Po të thërras nga telefoni i një hebreje! Sapo vrava atë dhe bashkëshortin e saj. Me duart e mia i kam vrarë dhjetë hebrenj! Hape WhatsApp-in dhe do të shohësh sa hebrenj kam vrarë”, i thotë ai babait të tij.
Ndryshe ushtria izraelite ka mbajtur mbrëmë një konferencë për media, ku prezantoi videot e gjetura nëpër kamerat e trupave të militantëve të Hamasit.
Aty shihen vrasjet e civilëve në festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike në jug të Izraelit. /Telegrafi/
“Dad I’m calling you from the phone of a Jew! I just killed her and her husband, with my own hands I killed 10!”
This is the chilling conversation between a Hamas terrorist and his father in which he boasts about killing 10 civilians during the #HamasMassacre.
These are the… pic.twitter.com/yZ1DRg2Q5d
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 24, 2023