Izraeli ka publikuar dëshmitë më të reja, me të cilat pretendon se Hamasi po i përdor spitalet e Gazës si pozicione ushtarake.
Admirali Daniel Hagari, zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjithashtu ka akuzuar grupin militant se po i ndalë civilët në veri të Gazës që të largohen drejt jugut, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se militantët e Hamasit me raketa antitank kanë goditur trupat izraelite, që sot tentuan të hapin korridoret humanitare.
“Dua të jem i qartë, IDF-ja ka nisur operacionin tokësor me qëllim që korridori nga veriu drejt jugut të mbetet i hapur, por Hamasi po sulmon forcat tona”, ka shtuar zëdhënësi i ushtrisë izraelite në konferencën për shtyp.
Izraeli është nën presion të madh për shkak të luftës kundër Hamasit brenda Gazës, e filluar pas sulmit të Hamasit mbi territorin e Izraelit të nisur më 7 tetor.
Komuniteti ndërkombëtar kritikon izraelitët për shkak të numrit të madh të viktimave civile. E krerët arabë po kërkojnë armëpushim, e Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar për frenim kur bëhet fjalë për viktimat civile.
Autoritetet e shëndetësisë në Gazë që kontrollohen nga Hamasi kanë njoftuar se numri i të vrarëve deri më tani në Gazë ka shkuar në 10 mijë, ku dy të tretat janë fëmijë.
Admirali Hagari ka shfrytëzuar konferencën për të tentuar të shpjegojë përpjekjet e Izraelit për të paralajmëruar civilët që të largohen nga veriu i Gazës, duke hedhur mbi 1.5 milion fletushka.
🔴Let's focus on REAL humanitarian efforts with IDF Spokesperson LTC (Res.) @jconricus https://t.co/7ch6zglG1y
— Israel Defense Forces (@IDF) November 6, 2023
Gjithashtu ka ripërsëritur se Hamasi i fillon sulmet nga spitalet – duke goditur forcat izraelite. Në ekranin e madh te televizorit prapa tij janë shfaqur fotografitë, e theksoi se zbulojnë të dhënat të inteligjencës.
Fotografitë pretendohet se shfaqin hyrjet drejt rrjetit të tuneleve nëntokësore nën Gazë, dhe përreth spitalit Sheikh Hamad Bin Khalif bin Thani në veri të qytetit të Gazës.
Ai tha se militiantët e Hamasit kanë hapur zjarr nga spitali mbi këmbësorinë izraelit që po u afroheshin, shkruan Sky News.
“Sot do të publikojmë dëshmitë nga spitali i Indonezisë, që Hamasi e përdor për fshehjen e qendër nëntokësore komanduese”, tha ai.
Madje publikoi imazhet satelitore nga 7 tetori, në ditën kur Hamasi kreu sulmin mbi territorin e Izraelit.
“Do të rrisim këtë zonë – matanë rrugës, vetëm 75, 80 metra nga spitali. Këtu IDF-ja identifikoi laurën e lansuar që do të thotë se nga aty kanë lansuar raketa. Lansuan raketa mbi Izraelin, 75 metra larg spitalit. Pse? Ata e dinë saktë, se nëse Izraeli sulmon nga ajri laurën lansuese, spitali do të dëmtohet”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite. /Telegrafi/