Pasi trupat izraelite thuhet se u fotografuan brenda ndërtesës së parlamentit të Hamasit në qytetin e Gazës disa ditë më parë, ushtria e ka shkatërruar atë ndërtesë.
Kështu shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sipas të cilave, ndërtesa u pushtua nga Brigada e 7-të e Blinduar dhe Brigada e Këmbësorisë Golani.
Dhe një video që qarkullon në rrjetet sociale duket se tregon momentin e shpërthimit, shkruan The Times of Israel.
יומיים אחרי שחיילי גולני הצטלמו בו: צה”ל פוצץ את בניין הפרלמנט של חמאס בעזה | תיעוד@roysharon11 pic.twitter.com/v5VZkie7rZ
— כאן חדשות (@kann_news) November 15, 2023
Pamjet vijnë dy ditë pas fotografimit të imazheve që disa media izraelite raportuan se tregonte anëtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke hyrë në parlamentin në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, kishte deklaruar më herët se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës dhe se IDF është në rrugën e saj për ta marrë plotësisht Gazën.
Ofensiva izraelite pason një sulm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, për të cilin autoritetet e vendit pretendojnë se vrau më shumë se 1000 njerëz dhe në të cilin Hamasi kapi një numër të madh izraelitësh.
Ndërsa izraelitët pretendojnë se ofensiva e tyre është e drejtuar vetëm kundër Hamasit, autoriteti palestinez pretendon se ofensiva po vret civilë dhe po shkatërron infrastrukturën civile.
Sipas autoriteteve palestinez, më shumë se 11,000 njerëz u vranë në ofensivë. /Telegrafi/