Site icon Telegrafi

Izraeli thotë se “kurrë nuk ka mobilizuar kaq shumë rezervistë kaq shpejt – 300,000 të tillë në vetëm 48 orë”

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite, adm. Daniel Hagari, ka thënë se trupat izraelite kanë rifituar kontrollin e të gjitha qyteteve në kufirin e Gazës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai thotë se incidentet e përleshjeve mes trupave dhe militantëve palestinezë në orët e fundit janë “izoluar”.

Dhe siç ka shtuar ai, aktualisht nuk ka luftime në asnjë qytet.

Ai ka bërë të ditur se ushtria ka evakuuar 15 nga 24 qytetet në kufi dhe do të vazhdojë të evakuojë të tjerat në ditën e ardhshme.

Veç këtyre, Hagari thotë se rreth 4,400 raketa janë lëshuar drejt Izraelit që nga fillimi i luftimeve të shtunën në mëngjes.

Ndërsa lidhur me angazhimin e rezervistëve, Hagari thotë se IDF “kurrë nuk ka mobilizuar kaq shumë rezervistë kaq shpejt – 300,000 rezervistë në 48 orë”. /Telegrafi/

Exit mobile version