Izraeli kreu sulme në pozicionet e grupit Hezbollah në Liban, sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social X.
Videoja e publikuar nga Nexta tregon momentin kur ndodh sulmi, derisa një pjesë ishte kapluar nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit dhe gjithashtu mobilizoi trupat për të kryer sulme në disa komunitete në jug të Izraelit.
#Israel strikes #Hezbollah positions in #Lebanon pic.twitter.com/8F0OlT8c7b
— NEXTA (@nexta_tv) October 21, 2023
Derisa forcat izraelite synojnë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, shumë në rajon kanë frikës se luftimet me Hezbollahun, një aleat i Hamasit, mund të përshkallëzohen gjithashtu në një luftë që do të përfshijë edhe Libanin.
Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte. /Telegrafi/