Site icon Telegrafi

Izraeli sulmoi palestinezët që prisnin ndihma humanitare, mbi 100 të vdekur në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nisën një sulm ndaj palestinezëve që prisnin ndihma humanitare në qytetin e Gazës.

Raportohet se 104 persona kanë vdekur dhe një numër i madh është lënduar, raporton bbc.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite shënjestruan qindra palestinezë që prisnin të merrnin ndihma humanitare pranë kryqëzimit të Nablusit në qytetin jugor të Gazës.

Dëshmitarët thanë se shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në turmë, të cilën e bombardoi ushtria izraelite.

Sipas tyre, ekipet mjekësore dhe civilët që ndodheshin aty pranë i kanë transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë.

Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

Dëshmitarët thanë se ushtarët izraelitë shënjestruan gjithashtu ekipet mjekësore dhe civilët që mbanin të plagosurit.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë filluar hetimet në lidhje me incidentin e kamionëve me ndihma. /Telegrafi/

Exit mobile version