Site icon Telegrafi

Izraeli publikon pamjet që thotë se tregojnë Hamasin duke marrë pengje në spitalin e Gazës

Ushtria izraelite publikoi pamjet e kamerave të sigurisë të dielën, ku tha se ato tregonin pengjet që silleshin në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës me 7 tetor, pasi u rrëmbyen gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor.

Mediat raportojnë se spitali Al-Shifa është bërë një pikë qendrore për operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Lexo po ashtu Tre komandantë të Hamasit janë vrarë, pretendon Izraeli - publikon "pamje të operacionit"

Por kjo u mohua nga militantët dhe stafi mjekësor, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërkohë raportohet se në pamjet e publikuara shihen njerëz të armatosur, të plagosur e të tjerë që tërhiqen zvarrë.

“Këtu mund të shihni Hamasin duke marrë një peng brenda… ata po e marrin atë brenda spitalit”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

“Ne nuk i kemi gjetur ende këto pengje”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Hamasit, pasi Izraeli publikoi një video që tregon “një tunel poshtë spitalit Shifa në Gaza”

Ndryshe, pamjet e publikuara duket se janë xhiruar ditën kur persona të armatosur të Hamasit filluan të sulmojnë Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 240 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli ka goditur pamëshirshëm Gazën nga ajri, toka dhe deti, ku thuhet se janë vrarë rreth 13,000 njerëz, kryesisht civilë.

Pamjet u hodhën poshtë nga Hamasi, pasi sipas tyre robërit në spital ishin dërguar për mjekim.

Kjo u kundërshtua menjëherë nga ushtria izraelite duke treguar se ata ekspozuan një tunel terrorist pesëdhjetë e pesë metra të gjatë, dhjetë metra nën spitalin Al-Shifa, afër të cilit janë gjetur edhe trupa të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version