Izraeli ka rënë dakord të shtyjë pushtimin e Gazës tani për tani, në mënyrë që SHBA të mund të vendosë mbrojtjen raketore në rajon.
Kështu ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, Pentagoni po punon për të vendosur rreth një duzinë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur trupat amerikane nga raketat.
“Zyrtarët amerikanë deri më tani i kanë bindur izraelitët që të ndalojnë derisa ato pjesë të vendosen, që më vonë këtë javë”, citohet të jetë thënë nga zyrtarët.
Siç thuhet më tej, Izraeli po merr parasysh gjithashtu përpjekjet për të furnizuar civilët me ndihma humanitare – brenda Gazës, si dhe përpjekjet diplomatike për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit, thuhet në raport. /Telegrafi/