Ushtria izraelite ka publikuar pamjet ku shihet se si kryejnë sulmet ajrore në Siri. Cak siç kanë bërë të ditur kanë qenë forcat iraniane në Siri.
Në video që zgjat 28 sekonda, shihet sulmi ndaj sistemit kundërajror që kontrollohet nga ushtria siriane në Pantsir, transmeton Telegrafi.
Siria ka konfirmuar se Izraeli ka kryer sulmet ndaj forcave iraniane, kurse Izraeli ka paralajmëruar Damaskun që të mos i sulmojë forcat e tyre.
Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar më herët se në sulm kanë humbur jetën katër ushtarë sirianë dhe gjashtë tjerë janë plagosur. /Telegrafi/
During our strike, dozens of Syrian surface-to-air missiles were launched, despite clear warnings to avoid such fire. In response, we also targeted several of the Syrian Armed Forces' aerial defense batteries. pic.twitter.com/rHxJqqpI9n
— Israel Defense Forces (@IDF) January 21, 2019