Site icon Telegrafi

Izraeli konfirmon se janë në kërkim të 17 britanikëve dhe disa francezëve

Skynews më herët ka raportuar se 17 shtetas britanikë kishin vdekur ose ishin zhdukur pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Një zyrtar izraelit ka konfirmuar tani këtë numër.

Ata shtuan se të paktën 14 amerikanë ishin gjithashtu në mesin e të vdekurve, raporton skynews.

Më herët këtë pasdite, Kanada njoftoi se tre nga shtetasit e saj ishin vrarë në Izrael dhe tre të tjerë mendohej se ishin të zhdukur.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Ndërkohë, fëmijët janë të zhdukur dhe ka të ngjarë mes pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës, tha kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.

Dhjetë shtetas francezë konfirmohet gjithashtu se janë vrarë në sulmet në Izrael.

Tetëmbëdhjetë – duke përfshirë fëmijë – janë të zhdukur, raporton skynews.

Numri i përgjithshëm i pengjeve të mbajtura në Gaza pas sulmit të së shtunës mbetet i paqartë. /Telegrafi/

Exit mobile version