Kompania izraelite e sistemeve të avancuara të mbrojtjes Rafael po zhvillon sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Beam, i cili përbëhet nga një sistem armësh me laser i krijuar për të mbrojtur vendin nga raketat që vijnë.
Teknologjia e re duket shumë si armët që shihen në filmat fantastiko-shkencor si Star Wars dhe Star Trek, transmeton Telegrafi.
WTF Iron Beam. Laser? Didn’t they say Maui was a laser? #IronBeam pic.twitter.com/Nt1mBvCvEf
— The Rockin’ Roll Rebel Show? (@RockinRollRebel) October 16, 2023
Ky sistem inovativ u zbulua në panairin ajror të Singaporit më 11 shkurt 2014. Tani është kthyer në qendër të vëmendjes për aplikimin e tij të mundshëm në konfliktin aktual me Hamasin.
“Rrezja e Hekurt” duhet të bëhet elementi i gjashtë i sistemit të integruar të mbrojtjes izraelite kundër raketave, pas sistemeve “Shigjeta 2”, “Shigjeta 3”, “Harbeja e Davidit” dhe “Kupola e Hekurtë”.
“Rrezja e Hekurtë” përdor një laser për të eliminuar kërcënimet ajrore dhe është një zgjidhje ekonomike dhe efektive – ndryshe nga raketat shumë të shtrenjta të “Kupolës së Hekurt”.
Ky sistem mund të funksionojë si një mekanizëm i pavarur mbrojtës ose të integrohet në një sistem më të gjerë të mbrojtjes ajrore.
Krahasuar me përgjuesit tradicionalë të raketave, “Rrezja e Hekurtë” ka kosto dukshëm më të ulët për gjuajtje, kapacitet të pakufizuar të qitjes, kosto të reduktuara operacionale dhe eliminon rrezikun e rënies së mbeturinave të raketave në zonat e mbrojtura.
They Called Us Conspiracy Theorists For Saying DEWs Directed Energy Weapons Were Responsible For The Lahaina, Maui Hawaii Fires
Now Israel Is Confirmed To Be Using “Iron Beam” High Energy Laser Weapon System
The difference between conspiracy theory to reality is a couple months pic.twitter.com/frMuyB7tZ5
— Wall Street Apes (@WallStreetApes) October 20, 2023
Në vitin 2020, sistemi ka demonstruar një rreze efektive shumë mbresëlënëse deri në 7 kilometra dhe është në gjendje të neutralizojë me shpejtësi raketat, dronët dhe predha mortajash brenda sekondave. Për më tepër, ka plane për të rritur nivelin e fuqisë dhe ka potencial për të arritur në 100 ose më shumë.
Nëse “Rrezja e Hekurtë” fillon të përdoret në mënyrë aktive në luftime, do të jetë një veprim kyç i Izraelit për të forcuar mbrojtjen ajrore në mes të konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin. Fillimisht, kjo teknologji e re nuk ishte planifikuar të zbatohej për vitet e ardhshme. /Telegrafi/