Site icon Telegrafi

Izraeli anulon udhëtimin e shefit të Mossad në Katar për të rifilluar bisedimet për pengjet

Izraeli ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Katar të kreut  shërbimit të inteligjencës, për të rifilluar bisedimet për një marrëveshje të dytë të mundshme për lirimin e pengjeve, konfirmoi për CNN një burim i njohur me negociatat.

“Drejtori i Mossad-it, David Barnea nuk do të udhëtojë në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku janë zhvilluar bisedimet e mëparshme për lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza”, tha burimi, transmeton Telegrafi.

Kanali 13 i Izraelit raportoi për herë të parë të mërkurën se kabineti izraelit i luftës, i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka anuluar udhëtimin dhe se zyrtarët e lartë izraelitë nuk do të shkojnë në Katar për të rifilluar negociatat.

CNN ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për udhëtimin e anuluar të Barnea. Mossad i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

Lexo po ashtu “Pse jeni të obsesionuar pas një zgjidhje me dy shtete”, ambasadorja izraelite në Britani reagon me nervozizëm gjatë intervistës

Rreth 240 persona, nga foshnjat deri tek tetëvjeçarët, u morën peng gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Dhjetëra janë liruar, por shumë të tjerë mbeten të zhdukur, që supozohet se mbahen nga organizata militante palestineze dhe grupe të tjera në Gaza.

Zyra e kryeministrit izraelit beson se 135 pengje mbeten në Gaza, 115 prej të cilëve janë gjallë.

Negociatat zyrtare nuk kanë rifilluar që kur bisedimet për pengjet që po zhvilloheshin në Doha u ndërprenë në fillim të këtij muaji.

Lexo po ashtu Luftime të ashpra në jug të Gazës, militantët e Hamasit arrijnë të kapin një mjet të blinduar të izraelitëve

Por Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Katari kanë vazhduar të diskutojnë mënyrat për të tentuar të nisin diskutimet, thanë burime të shumta.

“Ne nuk u ndalëm kurrë,” tha një burim i njohur me bisedimet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version