Fotografi të shkrepura nga ajri tregojnë edhe anën pozitive të mbylljes së Britanisë së Madhe për shkak të coronavirusit – ujërat e turbullta të brigjeve të këtij vendi tani janë bërë kristal të pastra.
Pamjet e shkrepura nga droni në Portsmouth, tregojnë se si deti duket shumë i ngjashëm me vendet tropikale – e kjo po ndodh për shkak të mos ndotjes së ujit nga anijet e shumta, të cilat nuk po lundrojnë si rezultat i izolimit nga pandemia e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Mike Woods që ka shkrepur fotografitë dhe ka një biznes të familjes që punon me dronë të quajtur Solent Sky, ka thënë se shumë është përfolur për ngjyrën e ujit në këtë rajon.
Ngjyra e detit ndikohet nga shumë faktorë siç janë edhe rrezet e diellit që reflektojnë mbi sipërfaqe. Por, është edhe ndotja e ajrit dhe ujit me anije të shumta dhe hedhje të plastikës e gjësendeve tjera.
Megjithatë izolimi i qytetarëve të Britanisë së Madhe, ka bërë që ky ujë ta merr ngjyrën e ishujve tropikal që jemi mësuar t’i shohim nëpër filma. /Telegrafi/