Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se Ali Ahmeti nëpërmes votave të minoriteteve të mbulojë humbjen te shqiptarët.
“Nuk i ka hije Ali Ahmetit koncepti qytetar. Edhe komandant i UÇK-së, edhe të bësh konceptin qytetar edhe agjendën e gjelbër, nuk shkon. Ai mundohet që humbjen te shqiptarët, ta kamuflon me vota të minoriteteve”, tha Mexhiti në “ClickPlus”.
Mexhiti tha se populli nuk i do ministrat e BDI-së, prandaj Ahmeti nuk i nxori për deputetë.
“Të ishin ministra të mirë, do të ishin në lista zgjedhore. Edhe Ahmeti e di që këta ministri nuk i do mileti(populli).
“Me vetë faktin që nuk ka nxjerr asnjë ministër për deputet, tregon se unë kam të drejtë e jo Ahmeti. Kjo ia vendon vulën”, tha Mexhiti.
I pyetur se a është e mundshme një bashkëpunim edhe me Ziadin Selën, Mexhiti u përgjigj se ne nuk e kemi mbyllur derën për askënd.
“Ne nuk e kemi mbyllur derën për askënd. Jo vetëm për atë, por edhe për grupet tjera politike”, tha Mexhiti.